Dua uron shoqen nga Kosova për martesë

Mediale Vip

Dua uron shoqen nga Kosova për martesë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 19:47
Dua Lipa

Dua Lipa është e lumtur që shoqja e saj e fëmijërisë po martohet.

Me një postim në Instagram ajo i ka ndarë me fansat tre fotografi nga fëmijëria e tyre e përbashkët dhe pa asnjë dyshim mund të themi se këngëtarja edhe si fëmijë është dukur jashtëzakonisht e lezetshme.

“Shoqja imë e ngushtë e fëmijërisë po martohet sot!!!! Nita ti do të jesh nusja më e bukur. Ju uroj shumë dashuri, fat, shëndet, lumturi dhe një të ardhme të bukur së bashku”.

“Jam aq e lumtur për ju. Je person i mahnitshëm si brenda dhe jashtë dhe meriton gjithë gjërat magjike që janë duke ndodhur rreth teje”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat