Liam Payne dhe French Montana lansojnë duetin javën e ardhshme

Mediale Vip

Liam Payne dhe French Montana lansojnë duetin javën e ardhshme

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 06:25
Liam Payne

Fansat e Liam Payne duhet ta shënojnë 24 gushtin në ditarët e tyre, si datë të publikimit të këngës së re.

Gjashtë javë pas ndarjes nga Cheryl, Liam është parë bashkë me modelen Cairo Dwek, shkruan TheSun.

Ylli i “One Direction” do të publikojë bashkëpunimin e parë me reperin French Montana, i cili do të publikohet të premtën e ardhshme dhe njëherësh është kënga e parë që lanson pas ndarjes nga Cheryl.

Një burim tha se “Ndarja ka qenë e vështirë për Liam, siç ishte për Chery, por tani i ëshë kthyer biznesit”.

Ai shpreson që kjo këngë do të ketë suksesin e ngjashëm me këngët e tjera, pasi muzika është prioriteti i tij kryesor dhe tashmë është pëqendruar të kthehet në top-lista.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat