Meghan Markle po ruan një dhuratë vërtet të veçantë për të bijën - Bota Sot
Meghan Markle po ruan një dhuratë vërtet të veçantë për të bijën

Mediale Vip

E diel, 23 shtator 2018

Meghan Markle po ruan një dhuratë vërtet të veçantë për të bijën

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:06
Meghan Markle dhe Princ Harry

U desh të bëhej Dukeshë Meghan Markle, që të gjithë të vinin re stilin e saj unik në veshje. Në fakt edhe kur ishte aktore pëlqehej për zgjedhjet e saj, por si tani që është bashkëshortja e Princ Harryt, sigurisht që jo.

Nëse në të ardhmen Meghan do të bëhet nëna e një vajzë, prej kur ishte pjesë e serialit “Suits”, Meghan po i ruan të voglës së saj një orë nga Cartier French Tank, të cilën Dukesha e Sussex e adhuronte.

Gjatë serialit, ajo ka mbajtur një orë të tillë për çështje reklamimi, por më pas e ka blerë dhe vetë një të tillë, për t’ia ruajtur të bijës.

Nuk e dimë nëse kjo ide i ka ardhur sapo e ka blerë orën, apo tani që është martuar me princin Harry.

Edhe e ëma e Harryt, princeshë Diana ka pasur një orë të tillë, të cilën me siguri e ruajnë ende dy djemtë e saj.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test