Alinejad: Gratë iraniane të gatshme për të drejtat e tyre

Mediale Vip

Alinejad: Gratë iraniane të gatshme për të drejtat e tyre

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 23:25
Gazetarja iraniane, Masih Alinejad

“Edhe pse kemi më shumë të drejta sesa motrat tona në Arabinë Saudite, ne vuajmë nga diskriminimi njësoj sikur ato”, shkruan Masih Alinejad, në librin e ri të saj, “The Wind In My Hair”.

Gazetarja iraniane, Masih Alinejad, tregon një pjesë të rrëfimit të saj, ku paraqet diskriminimin që u bëhet vajzave në Iran.

“Kur isha fëmijë, isha e zemëruar që vëllai im Ali, i cili ishte vetëm dy vjet më i vjetër se unë, mund të vraponte nëpër rrugë, ndërkohë që unë duhej të qëndroja në ambiente të mbyllura e mbuluar nga koka deri te këmbët. Vura re se djemtë gëzonin privilegje më shumë se vajzat”, rrëfeu ajo.

Tutje, Alinejad bënë të ditur edhe arsyen pse ka zgjedhur të ngris zërin për të drejtat e grave.

“Unë u bëra politikisht aktive sepse dëshiroja një shoqëri më të drejtë”, tha ajo.

Teksa sqaron faktin se gratë për asgjë nuk duhet të detyrohen, e aq më pak për mbulesë.

“Parimi im është i thjeshtë, unë jam për të drejtën e grave për të zgjedhur. Ju nuk mund të diskriminoni në bazë të gjinisë, fesë, racës ose kombësisë. Unë mbroj të drejtën e një gruaje muslimane që dëshiron të mbajë hixhabin dhe të drejtën e dikujt që nuk dëshiron”, përfundoi ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat