Shpërblehet me çmim në “MTV VMA 2018”, Rita Ora ka disa fjalë

Mediale Vip

Shpërblehet me çmim në “MTV VMA 2018”, Rita Ora ka disa fjalë

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 22:18
Rita Ora

 Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka arritur të rrëmbejë çmimin “Best Dance” (Vallëzimi më i mirë) me këngën “Lonely Together”, të cilën e ka në bashkëpunim me DJ tashmë të ndjerë Aviciin.

“Avicii më ka inspiruar mua miliona herë me muzikën e tij dhe i jam përjetë mirënjohëse që kam punuar me të në këngën “Lonely Together”. Faleminderit MTV për vlerësimun e Lonely Together për vallëzimin më të mirë. Levan Tsikuishvili versioni juaj i videos ishte gjithçka! Dhe një falënderim i madh shkon për fansat që na votuan! Ne e ndamë VMA me ju!!”, ka shkruar Ora.

Kujtojmë që edhe Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin nominuar në disa kategori, por nuk arritën të marrin çmim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat