Meek Mill dhuron 6 mijë çanta për fëmijët e qytetit të tij

Mediale Vip

Meek Mill dhuron 6 mijë çanta për fëmijët e qytetit të tij

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 08:33
Meek Mill

Me ardhjen e vitit të ri shkollor, Meek Mill pati një befasi.

Sipas një njoftimi të fundit, reperi dhuroi mbi 6 mijë çanta për studentët në qytetin e tij të lindjes, Filadelfia.

“Duke u rritur në Filadelfia, unë kam parë familje që luftojnë për të mbijetuar dhe për të blerë gjëra për shkollë për fëmijët e tyre’, tha Meek.

‘Këto kujtime mbeten me mua dhe prandaj doja ta bëja këtë gjë në qytetin time, për t’ju dhënë buzëqeshje fytyrës së fëmijëve dhe për t’i ndihmuar ata të fillojnë vitin e ri shkollor me të gjitha pajisjet’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat