Pushimet nisin edhe për Luana Vjollcën, sjell pamjet

Mediale Vip

Pushimet nisin edhe për Luana Vjollcën, sjell pamjet

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 11:23
Luana Vjollca

Moderatorja dhe këngëtarja, Luana Vjollca kësaj vere ka qenë tejet e angazhuar me mbrëmje dhe projekte të ndryshme muzikore.

“Mi dhe flakë mallit tim” dhe “Vetëm ty”, janë dy këngët e suksesshme të saj të lansuara gjatë këtij sezoni. 

E përpos përfundimit të koncerteve, ajo së shpejti do të filloj me projektin televiziv e që ka paralajmëruar edhe këngë të reja. Pas gjithë kësaj pune të madhe, Vjollca ka nisur pushimet bashkë me të dashurin, Krenar Çoçaj.

Në llogarinë e saj Instagram, Vjollca ka sjell pamje nga pushimet luksoze e cila thotë se ka nevojë për të. “Me të vërtetë më ka nevojitur ky pushim”, shkruan ajo.

Krenari dhe Luana ishin së bashku në martesën e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës në Como të Italisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat