Peshkopi i kërkon falje Ariana Grandes që i preku gjoksin në funeralin e Aretha Franklin

Mediale Vip

Peshkopi i kërkon falje Ariana Grandes që i preku gjoksin në funeralin e Aretha Franklin

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 14:17
Ai i ka kërkuar faljes këngëtares Grande që i preku pjesën anësore të gjirit përderisa ishte në skenë.

Në funeralin e Aretha Franklinit morën pjesë shumë yje, ndër to edhe Ariana Grande, e cila këndoi një nga këngët e saj.

Mirëpo një situatë e sikletshme dhe pak e turpshme është krijuar nga Peshkopi që udhëhoqi funeralin e Aretha Franklinit.

Ai i ka kërkuar faljes këngëtares Grande që i preku pjesën anësore të gjirit përderisa ishte në skenë.

Një video e publikuar gjithandej në rrjetet sociale, shfaq këtë moment kur pas përfundimit të performancës së këngëtares, Peshkopi Charles H Ellis III, ia vë dorën pas shpinës dhe ia prek pjesën anësore të gjirit.

Të revoltuar nga ky gjest, mijëra fansa të këngëtares filluan ta shpërndajnë këtë video me hashtagun kritikues “#RespectAriana”.

Për vetëm pak orë, mbi 90 mijë persona publikuan statuse në Twitter me këtë hashtag.

“Nuk është qëllimi im që të prek gjirin e ndonjë femre”, u shpreh peshkopi Charles.

“Ndoshta e kalova kufirin, ndoshta isha shumë miqësor ose shumë familjarë por prapë kërkoj falje”, ka përfunduar ai.

Si kundër, lidhur me këtë situatë të krijuar, Ariana nuk ka dhënë asnjë koment.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat