Aktori i Ezel përfundon në burg

Mediale Vip

Aktori i Ezel përfundon në burg

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 07:40
Ezel

Aktori i famshëm turk, Ufuk Bayraktar, mësohet se para 20 ditësh ka hyrë në burg, ku do të shlyejë dënimin me 6 muaj heqje lirie.

Aktori 36-vjeçar ishte përfshirë në një zënkë me armë në vitin 2007 dhe u gjykua edhe për akuzat për armëmbajtje pa leje, duke u dënuar me 6 muaj burg.

Media turke raporton se ai është futur në burg para 20 ditësh për të shlyer dënimin.

Ndërkohë, Bayraktar është përfshirë edhe në një tjetër zënkë me të plagosur vitin e kaluar në Xhihangir të Stambollit.

Ufuk Bayraktar ne rolin e Ramizit

Ai njihet në Shqipëri për rolin e Dajës Ramiz (vitet e rinisë) në serialin e famshëm “Ezel”, ndërsa në Turqi njihet me 10 role në kinematografi dhe teatër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat