Zbulohet se si Denise Richards dukej ditën e dasmës

Mediale Vip

Zbulohet se si Denise Richards dukej ditën e dasmës

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:47
Denise Richards

Nuset zakonisht kanë shumë muaj kohë për të krijuar fustanin e dasmës së tyre, por Denise Richards kishte vetëm 24 orë.

Vetëm dy ditë pasi revista People zbuloi se aktorja Richards dhe Aaron Phypers janë fejuar, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre, të shtunën, në një ceremoni shumë private në Malibu.

Mark Zunino – dizejnatori i fustanit që 47 vjeçarja Richards e veshi në ditën e saj speciale – ka treguar pëmes Instagramit ditën e shtunë se ai kishte vetëm një ditë kohë për të krijuar këtë fustan të jashtëzakonshëm.

“24 orë për të krijuar një fustan dasme? Nuk ka problem. Urime Denise Richards dhe Aaron Phypers. Falemnderit që më lejuat të jem pjesë e kësaj dite speciale për ju!”, ka shkruar Zunino në Instagram poshtë një fotografie bashkë me nusen e veshur me fustanin e krijuar nga ai.

Të dielën, Zunino shpërndau një fotografi tjetër ku Richards kishte veshur fustanin ditën e dasmës.

Madje, ai në këtë postim ka ‘mbrojtur’ krijimin e tij, që mori edhe shumë kritika, duke qenë se nuk ishte një fustan nusërie tradicional, por shumë më ndryshe.

“Unë nuk mendoj se kemi pasë ndonjëherë një fustan nusërie që ka shkaktuar kaq shumë reagime të ndryshme se sa fustani që kemi krijuar për Denise Richards. Ky është mendimi ynë: ne punojmë për nusen/klientin. Derisa ata e duan krijimin tonë, ne mendojmë se e kemi përfunduar punën tonë”.

“Nëse ju nuk keni paguar për të ose nuk jeni njeriu që do ta vishni, nuk keni pse të brengoseni për të. Ne jemi shumë të gëzuar që Denise u ndje bukur në ditën e saj të veçantë dhe ne thjesht na pëlqen se si fustani i përshtatet 100 % personalitetit të saj. Ne kemi dëshirë të punojmë më këdo nga ju që të krijojmë fustanin e ëndrrave tuaja, pavarësisht çka të tjerët mendojnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat