Dua përfundon performancat në festivalet evropiane, ky është destinacioni i radhës

Mediale Vip

Dua përfundon performancat në festivalet evropiane, ky është destinacioni i radhës

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 12:06
Dua Lipa

Dua Lipa për disa ditë radhazi ka qëndruar në Gjermani.

Ajo ka qenë e ftuar për të kënduar në festivalin “Lollapaloozade”, ku dha një nga performancat më të mira në karrierë..

Përmes rrjeteve sociale, Dua ka bërë të ditur që ky është njëherësh edhe festivali i fundit evropian, para publikimit të albumit të ri.

Njëherësh, ajo njoftoi se destinacioni i radhës i saj është Kina, kurse Gjermaninë e konsideroi se mënyrën më të mirë për të përfunduar këto festivale.

“Festivali i fundit evropian para lansimit të albumit të ri. Çfarë mënyre për ta përmyllur! Faleminderit @lollapaloozade  që ishe kaq i mrekullueshëm për ne! Nuk është mënyrë e keqe për të përfunduar këto festivale para se të shkoj në Kinë! ”, ka shkruar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat