Olivia Newton-John diagnostifikohet me kancer për herë të tretë

Mediale Vip

Olivia Newton-John diagnostifikohet me kancer për herë të tretë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 12:19
Këngëtarja e famshme e hitit “Grease”, Olivia Newton-John

Këngëtarja e famshme e hitit “Grease”, Olivia Newton-John ka kuptuar se përsëri i është shfaqur kanceri pasi ajo është duke luftuar këtë sëmundje për tre dekada.

Në një intervistë në emisionin e CNN-it “Sunday Night”, njoftoi se ky lloj i kancerit i është paraqitur në shpinën e saj.

“Burri im është gjithmonë aty, dhe ai është gjithmonë aty për të mbështetur mua, dhe unë besoj se do të fitoj mbi të dhe ky është qëllimi im”, tha ajo më tutje gjatë kësaj interviste.

Këngëtarja tregon se nuk do të ndal jetën e saj dhe karrierën si kompozitore, përkundër sëmundjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat