Ashley Benson konfirmon lidhjen me Cara Delevingne

Mediale Vip

Ashley Benson konfirmon lidhjen me Cara Delevingne

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 09:10
Ashley Benson ka konfirmuar romancën e saj me Cara Delevingne

Ashley Benson ka konfirmuar romancën e saj me Cara Delevingne, duke lënë një koment në Instagramin e modeles britanike.

Aktorja e serialit Pretty Little Liars nuk mund t’i rezistojë postimit në faqen e Caras, pasi kjo e fundit postoi një fotografi të zjarrtë.

Poshtë fotografisë fansat vërejtën që Ashley kishte komentuar ‘e imja’ para se të shtonte edhe ca emojis më përmbajtje seksuale.

Cara dhe Ashley janë parë në Festivalin e Filmit në Toronto këtë javë, ku promovuan filmin e tyre Her Smell, në sheshxhirimin e të cilit besohet se nisi lidhja e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat