Robert Redford për pensionimin: Nuk mund të vazhdoj përgjithmonë

Mediale Vip

Robert Redford për pensionimin: Nuk mund të vazhdoj përgjithmonë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:28
Robert Redford

Robert Redford ka thënë se mund të dalë në pension pas filmit të tij të fundit “The Old Man and the Gun”, por duket se aktori i njohur dhe producenti nuk është kaq i sigurt tani.

“Nuk e di nëse “Old Man and the Gun” është filmi im i fundit”, ka thënë ylli 82 vjeçar për Variety në një ngjarje në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Por në të njejtën kohë, ai ka thënë “unë nuk mund të vazhdoj përgjithmonë”.

Në fund të muajit gusht, në premierën botërore të filmit në Festivalin e Filmit Telluride, Redford ka thënë para turmës se beson se duhet të largohet nga profesioni i aktorit që e bën për shumë vjet me radhë.

“E vërteta është se unë ndjehem se është koha që unë të pensionohem. Unë e bëj këtë punë qysh kur kam qenë 21 vjeçar. Unë e kam vënë shpirtin dhe zemrën në këtë punë, gjatë këtyre vjetëve. Mendoj se “është mjaftueshëm”. I thashë vetes se duhet të tërhiqem para se të jetë shumë vonë, thjesht largohu. Mendoj se ka ardhë koha ime që të largohem dhe nuk mendoj se ka projekt më të mirë se ky për t’u larguar”.

Kolegia e Redford në këtë film, Sissy Spacek ka deklaruar se shpreson se ky film nuk është i fundit për aktorin.

“Duhet ta bindim që të mos e bëjë këtë veprim”, ka thënë ajo.

Kur është pyetur për ndonjë ide për dhuratën e pensionimit, Spacek ka thënë “një orë, besoj”.

Në ndërkohë, kolegu tjetër, Danny Glover, ka thënë se nuk e ka menduar një dhuratë sepse beson se Redford nuk do të pensionohet.

Redford në ndërkohë e di saktësisht se çfarë dëshiron që njerëzit e tij të dashur t’i dhurojnë kur ai të dalë në pension.

“Para”, ka thënë ai me shaka për Variety.

Në filmin “The Old Man and The Gun” me regji të David Lowery, Robert Redford luan rolin e një hajni të bankave (Forrest Tucker) që ik nga San Quintin në moshën 70 vjeçare, për të vazhduar krimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat