Rihanna premton këngë të reja

Mediale Vip

Rihanna premton këngë të reja

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 20:12
Rihanna

Këngëtarja 30-vjeçare nuk ka lëshuar ndonjë muzikë të re që nga 'ANTI' i vitit 2016, por ajo i ka siguruar tifozët se po punon për materiale të reja.

Ajo ka sqaruar se gjatë kësaj kohe ka qenë e zënë duke u fokusuar në linjën e saj të brendshme dhe filmimin, ndërkohë që premton se do të lëshojë disa këngë të reja në të ardhmen e afërt.

Duke iu përgjigjur një tifozi në Instagram, i cili pyeti se ku ishte muzika e saj e re, këngëtarja e "Diamonds" u përgjigj: "Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë lingeri, kozmetikë, film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni. Por po vjen së shpejti."

Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje për projektet e saja të ardhshme muzikore, por besohet se mund të jetë duke u përgatitur për një album me dy disqe vitin e ardhshëm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat