Sia i feston me nje mesazh emocionues 8 vite pa pirë alkool!

Mediale Vip

Sia i feston me nje mesazh emocionues 8 vite pa pirë alkool!

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 20:36
Sia

Artistja është mjaft e hapur me fansat e saj, me të cilët ndau së fundi një moment tejet të rëndësishëm për të. Prej gati një dekade tashmnë, Sia i është larguar varësisë nga alkoli dhe nga qetësuesit.

Sot mbushen 8 vjet esëll! Ju dua, mos u dorëzoni. Mund t`ia dilni! – ky ishte mesazhi i 42 vjeçares, që nuk e ka problem të rrëfehet sesi kishte përfunduar e alkolizuar, pa e kuptuar as vetë.

Sia madje ka shkruar dhe një këngë për alkolizmin. Asokohe kishte kaq shumë himne për vajzat që duan të festojnë, ndaj m`u duk interesante, shprehet ajo, që ta shihja këtë cështje nga një perspektivë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat