Aq shoqe sa ‘ndërrojnë’ edhe burrat, habisin moderatoret shqiptare - Bota Sot
Aq shoqe sa ‘ndërrojnë’ edhe burrat, habisin moderatoret shqiptare

Mediale Vip

E premte, 21 shtator 2018

Aq shoqe sa ‘ndërrojnë’ edhe burrat, habisin moderatoret shqiptare

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 15:23
Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu

Dy moderatoret shqiptare kanë shkëmbyer partneret e tyre mbrëmjen e kaluar. Bëhet fjalë për Aulona Mustën dhe Fatma Haxhialiun të cilat ishin të ftuara në dasmën e këngëtarit shqiptar, Sezgin Curri.

Mbrëmja e kaluar ka qenë shumë e veçantë për këngëtarin shqiptar. Sezgin Curri kurorëzoi dashurinë e tij disa vjeçare me partneren Teuta. Mes shumë të ftuarve të njohur dhe familjarëve vokalisti i grupit “Offchestra”, i dha fund beqarisë në një ceremoni të zhvilluar larg syrit të medias në Prishtinë.

Dy nga të ftuarat kanë qenë moderatoret shqiptare Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, të shoqëruara nga partnerët e tyre. Mirëpo në një moment dy vajzat kanë ndërruar partnerët dhe kanë filluar të kërcejnë me bashkëshortët e njëra-tjetrës. Mes shumë postimeve në rrjetet sociale shihet që Aulona dhe Fatma janë kënaqur shumë në dasmën e këngëtarit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test