Era Istrefi zbulon pse është larguar nga rrjetet sociale

Mediale Vip

Era Istrefi zbulon pse është larguar nga rrjetet sociale

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 06:48
Era Istrefi

Këngëtarja kohët e fundit nuk është fare aktive në profilet e saj në rrjetet sociale.

Era është bërë e gjallë më në fund me një postim në Instagram, ku ka shpjeguar arsyen e mungesës së saj.

“Arsyeja pse nuk po postoj shumë kohët e fundit, është se të qëndrosh jashtë internetit është një luks i ri. Unë kam shfrytëzuar kohen time për t’u shëruar pas operacionit dhe jam fokusuar në atë që me të vërtetë më bën të lumtur dhe që më ka bërë të ndihem si një qenie e gjallë”, ka treguar këngëtarja.

“Unë jam përgjegjëse për energjinë që jap kështu që duhet të përkujdesem që ta rregulloj një herë. Po ndjehem e shëruar dhe me pozitivitet, falënderuese dhe e bekuar”, ka vazhduar Era, duke thënë në fund se nuk po i pritet për atë se çfarë ka për të bërë në vazhdim dhe që punën e saj ta ndajë sa më shpejt me fansat.

Këngëtarja së fundi i është nënshtruar një operacioni në apendiks, ndërsa tani shihet se është gati për t'iu kthyer punës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat