Adelina dhe Zanfina Ismaili janë emra shumë të njohur në industrinë e muzikës shqiptare.
Në shumë paraqitje publike, ato kanë shprehur haptas simpatinë për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugovën.
Ka qenë babai i tyre, Rexhep Ismaili ai i cili ka publikuar së fundi një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihen Adelina, Ema dhe Zanfina përkrah Rugovës.
“21.7.94. Fotografuar në shoqatën e shkrimtarëve të Kosovës”, ka qenë mbishkrimi që ai i ka lënë fotos.
Për ndryshe, Adelina ka pasur edhe një këngë të cilën ia kishte dedikuar Ibrahim Rugovës dhe ajo është “Ushtrinë time”.