Kim Kardashian publikon foton e këngëtares shqiptare

Mediale Vip

Kim Kardashian publikon foton e këngëtares shqiptare

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 23:10
Kim Kardashian

Habit Kim Kardashian.

Familja Hadërgjonaj duket se ka një lidhje mjaft të ngushtë me grimierin personal të Kim Kardashian, Ariel. Anxhelina jeton në SHBA me grimierin e famshëm të familjes Kardashian. Kjo ka bërë që herë pas here te kemi parë komente ose like (pëlqime) nga Kim në fotot ku Arieli e ka grimuar Anxhelinën.

Mirëpo, tani gjërat janë më “serioze”.

Kim Kardashian ka publikuar në Instastory një foto të Anxhelinës dhe ka vendosur bashkangjitur saj disa zemra.

Sigurisht që publikimi i fotos ka ardhur në kuadër të reklamimit të produkteve të saj kozmetike, por edhe për grimierin e saj të preferuar, Ariel.

Gjithsesi, Anxhelinën e kanë parë në profilin e Kim plot 117 milionë njerëz.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat