Motra e këngëtares së mirënjohur shqiptare Leonora Jakupit, Blerta mbrëmë dashurinë e saj me Kushtrimin e kurorëzoi me martesë. Blerta, e cila u fejua në muajin korrik të këtij viti, mbrëmë në një organizim të bukur, në mesin e shumë të ftuarve u martua me personin e zemrës, Kushtrimin.
Në dasmën e motrës së Leonora Jakupit ishin të ftuar edhe disa fytyra të njohura publike, si Vjollca Haxhiu, Besnik Qaka, Kaci etj, të cilët kanë uruar çiftin e ri. Ndërkohë, pamje nga vallëzimi i motrës me bashkëshortin në instastory ka hedhur edhe Leonora Jakupi.
Vlen të ceket se Blerta Jakupi ka një vajzë me emrin Morea, të cilën Leonora e përmend shpesh nëpër intervistat e saj.