Carrie Underwood pati tri aborte

Mediale Vip

Carrie Underwood pati tri aborte

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 21:12
Carrie Underwood

Carrie Underwood e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me burrin Mike Fisher, ka zbuluar se ajo pati tri aborte mes vitit 2017 dhe 2018.

‘Ne planifikuam fëmijë, mbeta shtatzënë në fillim të vitit 2017 por nuk shkoi mirë’, tha Carrie për CBS Sunday Morning.

‘Pastaj mbeta shtatzënë në pranverë por prapë nuk shkoi siç duhej, abortova’.

‘Vazhdoi njësoj, mbeta shtatzënë në fillim të këtij viti, dhe prapë abortova. Isha sikur: ‘çfarë është e gjithë kjo’, tha Carrie.

‘Gjithmonë kam pasur frikë. Djali im Isaiah është gjëja më e ëmbël, më e mirë në botë. Unë them se nëse nuk mund të kem më fëmijë, jam në rregull, sepse ai është i mrekullueshëm. Unë s’mund të ankohem nga kjo jetë, kam një jetë të mirë, një burrë të pabesueshëm, miq të mirë dhe një punë të mirë’.

Pastaj, Carrie mendoi se do të abortonte prapë.

‘Kur e kuptova se isha shtatzënë prapë thash pse vazhdoj të mbeten kur unë s’mund të kem fëmijë më?. Mirëpo unë shkova tek mjeku për ta konfirmuar dhe ai më tha se gjithçka po shkon për mrekulli’, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat