Pas lirimit nga burgu, Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta nisin pushimet

Mediale Vip

Pas lirimit nga burgu, Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta nisin pushimet

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 15:47
Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta

Siç u bë e ditur ditën e djeshme, Ermal Hoxha është liruar nga burgu dhe i është bashkuar familjes së tij, këngëtares dhe biznesmenes Rezarta Shkurta dhe vajzës Hera. Tani që familja u bashkua, ata kanë nisur pushimet. Këtë e ka bërë të ditur vetë Rezarta me postimet e saj në Instagram.

Kujtojmë që ditën e djeshme Rezarta postoi një video me Ermalin dhe të bijën dhe bëri një dedikim prekës duke u shprehur se familja e saj u bashkua dhe duke falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në ditë të vështira.

“Familja ime e vockel u bashkua. Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju , keto vite te veshtira… Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja”, shkruante Rezarta.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat