Anxhela Peristeri publikoi baladën e re “Shpirti ma di”

Mediale Vip

Anxhela Peristeri publikoi baladën e re “Shpirti ma di”

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 15:36
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri ka publikuar baladën më të re.

“Shpirti ma di” titullohet projekti i ri nga Anxhela që vjen pa videoklip.

Bukuroshja ka publikuar projektin e punuar në ThreeDots nga Kledi Bahiti.

Ndërkaq, Joni Peci është përkujdesur gjithmonë për dukjen e artistes.

“Do të përgjërohesh, të më bësh për vete ti. S’do e pranoj se shpirtin ma di”, këndon mes rreshtave Anxhela.

Anxhela ka shprehur kënaqësinë për publikimin e projektit të saj në rrjetin social Instagram.

“Kënga ime me e re sapo doli! Ky është vetëm fillimi i një pune të jashtëzakonshme që do finalizohet në recitalin tim të parë në muajin Nëntor!”, ka shkruar krahas videos së publikuar në “Instagram” Anxhela.

Ky është rikthim për Anxhelën në skenë, teksa ajo dallohet për paraqitjet e saj dhe këndimin mjaft atraktiv. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat