Flet për herë të parë nëna e këngëtares që kaloi në mbidozë heroine

Mediale Vip

Flet për herë të parë nëna e këngëtares që kaloi në mbidozë heroine

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 22:17
Demi Lovato

Kanë kaluar pothuajse dy muaj nga ngjarja e rëndë ku këngëtarja Demi Lovato kaloi në mbidozë heroine. Për herë të parë, nëna e saj ka folur në një intervistë për ‘Newsmax Tv’,ngjarjen e rëndë që përjetoi.

“Ende është një ngjarje e vështirë për të folur. Isha e shokuar kur mora vesh çfarë kishte ndodhur. Akoma dridhem kur e kujtoj. Vrapuam për në sallën e urgjencës dhe i shkova pranë. Ajo ishte në gjendje të tmerrshme dhe nuk më shikonte fare. I thashë që e doja dhe më kishte pranë. Për dy ditë nuk e dinim nëse do jetonte apo jo, ishim të frikësuar", tha Dianna de la Garza.

Ndërsa për gjendjen aktuale të këngëtares, Dianna tha: "Ajo po e merr veten dhe po lufton fort. Gjithë ndihma që i duhet është aty. Ajo është e lumtur, e shëndetshme. Kjo në vetvete më nxit për të ardhmen e saj dhe për të ardhmen e familjes sonë."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat