Bebe Rexha i gëzohet edhe një tjetër suksesi

Mediale Vip

Bebe Rexha i gëzohet edhe një tjetër suksesi

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 22:53
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha vazhdon të kryesojë top-listat e huaja.

Ajo para pak muajsh solli albumin ‘Expecations’ dhe projektin e ri muzikor “I’m a mess’, që u pritën tejet mirë nga publiku.

Dhe tani, Rexha ndau një fotografi në Instagram kur tregon se “I’m a mess”, gjenden në top 10-she të ‘US Pop Radio’. “Kjo tregon se është kënga e parë e saj që arrin këtu”, shkruan në postim.

Bebe po ashtu ka paralajmëruar se në tetor do jetë në një koncert në Prishtinë por që asgjë nuk është konfirmuar.

Projekti ‘I’m a mess’, numëron mbi 115 milionë klikime në kanalin zyrtar, Youtube.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat