22 vjet “pakt sekret” mes Hugh Jackman dhe bashkëshortes së tij

Mediale Vip

22 vjet “pakt sekret” mes Hugh Jackman dhe bashkëshortes së tij

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 23:37
Hugh Jackman dhe Deborra-lee Furness

Ai e ka një karrierë të suksesshme në Hollywood, veçanërisht me rolin e tij si Wolverine, në serinë e filmave X-Men por duke vendosë edhe shpirtin e tij në filma si “The Greatest Showman”.

Por Hugh Jackman që familjen e ka prioritet ka treguar sekretin se si arrin të mbajë një balancë të shëndetshme mes punës dhe familjes.

Aktori 49 vjeçar ka folur për revistën WHO duke treguar se ai dhe bashkëshortja e tij tash e 22 vjet, Deborra-lee Furness, tash 62 vjeçare, kanë një “pakt sekret”.

Sipas tij, kjo marrëveshje mes tij dhe bashkëshortes ‘detyron’ ata që të flasin me njëri-tjetrin para çfarëdo vendimi të madh që mund të ndikojë në jetën e tyre familjare.

“Kur unë dhe Deb u martuam, ne bëmë një pakt, që ne do të flasim dhe do të mendojmë për njëri-tjetrin para çdo vendimi të rëndësishëm në jetën tonë, duke e pyetur veten se a është kjo një gjë e mirë ose e keqe për familjen tonë”, ka thënë Jackman për revistën.

Çifti kanë dy fëmijë – Oscar (18) dhe Ava (13).

Aktori ka treguar në këtë intervistë, se ka pasë momente në karrierën e tij që ka humbur mundësi të jashtëzakonshme, pasi këto oferta kanë qenë të papërshatshme për familjen e tij.

“Ka momente kur unë them se ‘kam një film që është kaq i mirë, mund të jetë i suksesshëm dhe të tjera’ por rrallë, Deb më sheh dhe më thotë se tani nuk është koha e duhur për një film të tillë dhe ajo është barometri më i mirë”, ka thënë ai.

Por, aktori ka thënë se bashkëshortja e tij e ka mbështetur gjithmonë. Madje, Hugh ka thënë se bashkëshortja e tij ka hequr dorë për të studiuar për regji në Victorian College of the Arts.

Ai në atë kohë kishte pranuar një rol për një mjuzikëll në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat