Kim vë në sherr bashkëshortin e saj me ish të dashurin

Mediale Vip

Kim vë në sherr bashkëshortin e saj me ish të dashurin

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Nick Cannon e ka postuar përgjigjen e tij ndaj Kanye West.

Klipi erdhi pasi West postoi një seri videosh në Instagram, në të cilat ai adresoi komente që Cannon – ashtu si edhe Drake dhe Tyson Beckford – kanë bërë për bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

“Para së gjithash më lër të të them “Mirë se erdhe Ye nga vendi i fundosur”, thotë Cannon në videon e përgjigjes. “Është gjë e mrekullueshme , i lumtur që na u riktheve vëlla”.

Më tej ai shton: “Sinqerisht më duhet të të them këtë miku im… asnjëherë nuk kam thënë ndonjë gjë të papërshtatshme ose të dëmshme për mendimin tim rreth martesës tënde. Unë e përshëndesë atë.. vazhdo tutje. Por ti nuk mund të më tregosh se çka mundem ose jo të them unë. Unë jam individ solid – kur dikush më parashtron pyetje, unë do të përgjigjem në mënyrën time më të mirë të mundshme. Do të japë mendimin tim.. pa asnjë të keqe… pa lëndime”.

“E di që kjo e bëri shpirtin tënd të ndihet çuditshëm. Epo, e di ku mund të më gjesh”.

Në videot e para të katër videove të West, ai deklaroi se tani ka dalë nga “vendi i fundosur” dhe mund të fliste lirshëm për “ca gjëra që nuk përshtateshin me të”.

“Para së gjithash, dua t’i adresohem Nick Cannon. E kuptoj se dikur ke qenë në lidhje me gruan time, por kur intervistohesh mos e përmend atë. Nëse dikush të pyet për të, thuaj ‘Hej, unë e respektoj atë burrë, nuk dua të flas rreth saj’. Mos bëj sugjerime sikur askush nuk ka fjetur me gruan time”, deklaroi Kanye.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat