Mbretëresha lë jashtë dokumentarit Kate, por jo Meghanin! Ja arsyeja e vërtetë

Mediale Vip

Mbretëresha lë jashtë dokumentarit Kate, por jo Meghanin! Ja arsyeja e vërtetë

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 21:32
Meghan Markle, Mbretëresha dhe Kate

Prej muajsh brenda ambienteve të Pallatit Mbretëror po xhirohej e po punohej për dokumentarin më të ri kushtuar Nënës Mbretëreshë e më 25 shtator do të jetë premiera e këtij produksioni mbretëror.

Dokumentari “Queen of the World” do të ngarkohet online dhe do të transmetohet në televizionet britanike, por që tani në faqet online të pjestarëve të familjes po publikohen copëza të dokumentarit ! Kanë mjaftuar pak sekonda që njerëzit të vënë re mungesën e Kate Middleton dhe të hamendësojnë gjëra nga më të çuditshmet.

Nëse Meghan Markle shfaqet disa herë në trailerin e dokumentarit, herë krahë Harryt e herë duke rregulluar fustanin e nusërisë, Dukesha e Kambridge nuk duket gjëkundi.

Por sipas deklaratës së Simon Perry, pjesë e stafit të Familjes Mbretërore, Kate nuk ka marrë pjesë në xhirimet e dokumentarit për një arsye të fortë: Nëna e tre fëmijëve, njëri prej tyre i porsalindur ishte me leje lindje dhe nuk mundit të ishte e pranishme në shumë filmime, koha e cila përkoi në prill, në muajin e lindjes së Princ Louis.

Mendojnë se kjo tingëllon pak ~ hmmm ~ por një burim për People pohon se Kate ishte kryesisht jashtë filmimeve kryesore gjë që ngre jo pak dyshime. Megjithatë pritet të dalë dokumentari i plotë për të parë nëse Kate është lënë totalisht jashtë, apo jo!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat