Ditën e djeshme Marina Vjollca tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me dy foto shumë sensuale. Moderatorja shfaqej duke shijuar perëndimin e diellit, e mbuluar me vetëm një peshqir dhe flokët e lagura. "Perendimi me i bukur ndonjehere. Pa pike filtri", shkruante Marina krah fotove që u përhapën me shpejtësi në media e rrjete sociale.
Ditën e sotme Marina ka njoftuar se ajo dhe Geti e kanë lënë Kubën e po nisen në udhëtimin e radhës. Moderatorja postoi një foto nga avioni, por nuk e zbuloi destinacionin duke i bërë të gjithë kurioz.
Mirëpo Geti ja ka zbuluar sekretin duke postuar vetëm një orë pas Marinës, një video ku tregon se ndodhen në Miami. Siç duket pushimet e çiftit do të zgjasin edhe për disa kohë.