Shkurte Fejza sjell këngën me titull “Nëna”, dedikuar qenies më të shtrenjtë në botë

Mediale Vip

Shkurte Fejza sjell këngën me titull “Nëna”, dedikuar qenies më të shtrenjtë në botë

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 17:21
Shkurte Fejza

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza, ka sjellë për fansat këngën e saj më të re.

“Nëna” titullohet kjo këngë e cila është e zhanrit baladë.

Kënga është dedikim dhe flet për qenien më të shtrenjtë në botë – nënën.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga Ilir Berani, një ndër bashkëpunëtorët e vjetër tashmë të këngëtares.

“Nëna” është realizuar edhe me klip, i cili është xhiruar në bregdetin shqiptar.

Ana vizuale e projektit i është besuar Chill Productrion.

Shkurte Fejza ka qenë shumë e angazhuar gjatë verës me mbrëmje muzikore e ahengje të ndryshme, ndërsa vazhdon të jetë aktive edhe në aspektin e prurjeve të reja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat