Bleona kur pyetet se çfarë do të bënte në një dhomë me Trumpin, Putinit dhe Kim Jong-un: Dhëndri i ri do kërcente

Mediale Vip

Bleona kur pyetet se çfarë do të bënte në një dhomë me Trumpin, Putinit dhe Kim Jong-un: Dhëndri i ri do kërcente

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 22:09
Këngëtarja e njohur Bleona Qereti

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti, këto ditë ka qëndruar në Kosovë.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e një nga kronikave të emisionit “Prive”, të titulluar “Bleona plotësoje fjalinë…”.

Me një fjali të përcaktuar nga stafi në nisje, këngëtarja shqiptare duhej vet ta plotësonte fundin e fjalisë.

Në një nga pyetjet më interesante se çfarë do të bënte në një dhomë me liderët botërorë: Donald Trump, Vladimir Putin dhe Kim Jong, Bleona dha një përgjigje vërtetë epike.

Ajo tha se Trump do të lexonte betimin, Putin do të thoshte “Çfarë i bëra vetes”, e ndërsa dhëndri i ri do të kërcente.

Me këtë, Bleona la të kuptohet se do të martohej me liderin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Sido që të jetë, gjithçka mbetet vetëm një shaka brenda kornizave të lojës që produksioni ka paraparë për këtë rubrikë.

Përndryshe, “I don’t need your love” mban titullin balada e fundit e Bleonës, e cila është pritur shumë mirë nga publiku i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat