Aktori i njohur turk feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjet i mbushi sot

Mediale Vip

Aktori i njohur turk feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjet i mbushi sot

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 12:02
Çagatay Ulusoy

Aktori i njohur turk, Çagatay Ulusoy, i cili me rolin e “Sarpit” nga seriali “Içerde” apo “I infiltruari” sot feston ditëlindjen e 28-të. “Sarpi” është model dhe aktor i njohur, i cili është lindur në Stamboll më 23 shtator të vitit 1990. Ulusoy për publikun u bë i njohur në vitin 2010 ku ai kishte fituar si modeli më i mirë në Turqi.

Karriera e tij kishte filluar në vitin 2011 me karakterin e “Emir Sarrafoglu” në serialin popullor televiziv “Adini Feriha Koydum”, ku ky serial kishte thyer shumë rekorde brenda dhe jashtë Turqisë. Në vitin 2013, “Sarpi” kishte  filluar një epokë të re ku së bashku me aktoren, Serenay Sarikaya, të cilët kishin luajtur në serialin ”Medcezir”, serial ky i cili aktorit i kishte sjellur shumë përfitime, duke e bërë (edhe pse shumë i ri në moshë), një ndër aktorët më të mirë në Turqi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat