Beatrix Ramosaj reagon e tronditur pasi dëmtuan varrin e babait të saj

Mediale Vip

Beatrix Ramosaj reagon e tronditur pasi dëmtuan varrin e babait të saj

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 11:10
Beatrix Ramosaj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Jo të pakta janë rastet kur këngëtarja ndan me ta fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Beatrix ka treguar se ndjehet tej mase e revoltuar me një ngjarje aspak të këndshme që ndërlidhet me babanë e saj të ndjerë.

Këtë revoltë ajo e shpreh përmes një statusi të publikuar në InstaStory, ku shkruan se ndjehet e tronditur nga prishja që iu është bërë varrezave në fshatin Llapashticë e Poshtme, vend ku gjendet i varrosur edhe babai i saj i ndjerë.

Këngëtarja gjithashtu shkruan se personi përgjegjës për këtë vepër të dënueshme, gjendet i lirë.

“Po shkruaj e tronditur…Ka një javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e Poshtme, dhe unë vetëm sot e mora vesh. Jam e tmerruar për faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Ndërkohë që unë shkruaj personi përgjegjës për këtë është i lirë. Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë edhe atë të babait tim dhe familjarëve të mi. Iu lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e çështjes dhe të vendosin drejtësi për personin përgjegjës. Nuk bëhet fjalë vetëm për dëm material, ajo çfarë më vret më shumë është dëmi emocional”, ka shkruar Beatrix Ramosaj.

Duket se kjo ngjarje e ka mërzitur vërtet shumë këngëtaren, e cila vizitat te varri i babait të saj të ndjerë i ka mjaft të shpeshta. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat