Në ‘shtrat me Pamelën’ për 40 mijë dollarë

Mediale Vip

Në ‘shtrat me Pamelën’ për 40 mijë dollarë

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 20:17
Pamela Anderson

Aktorja amerikan Pamela Anderson (51) duket se ka hasur në probleme financiare.

Ajo ka dhënë me qira vilën e saj luksoze në Malibu, Kaliforni, dhe për një kosto prej 40.000 dollarësh në muaj, fansat do të jenë në gjendje të 'flenë' në shtratin e saj.

Çmimi është shumë më i favorshëm se sa ishte, pasi një muaj më parë qiraja mujore arriti në 70,000 dollarë. Gjatë muajve të verës, çmimet e qirasë në Malibu rriten, ndërsa gjatë vjeshtë lirohen.

Shtëpia ekskluzive pranë plazhit ka tre banjë, kuzhinë të madhe dhe pesë dhoma gjumi, një ballkon privat, oxhak zjarri dhe dollapët 'e fshehura'.

Në vitin 2008, aktorja bleu vilën në Malibu për 1.8 milion dollarë. Pas renovimit të saj në vitin 2013, ajo vendosi ta shesë për 7.75 milionë dollarë, por më vonë e ndërroi mendjen, duke e tërhequr përfundimisht nga tregu.

Ndryshe, së fundi Pamela ndërpreu lidhjen me futbollistin francez Adil Rami (32).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat