Rita Ora në emisionin anglez: Jam shqiptare prandaj jam e papërmbajtshme

Mediale Vip

Rita Ora në emisionin anglez: Jam shqiptare prandaj jam e papërmbajtshme

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 06:33
Rita Ora

Rita Ora ka qenë e pranishme në një intervistë së fundi në një televizion britanez.

Këngëtarja ka folur për lidhjet e saj e saj në emisionin shumë të shikuar të ITV.

Ndërsa Rita ka bërë deklaratën e javës, duke pranuar se ajo ka kaluar kohën më të mirë derisa ishte në lidhje me Calvin Harris, ajo nuk ka mundur pa treguar anën e saj ‘shqiptare’.

“Unë vë gjithçka në dyshim dhe akuzoj për gjithçka! Jam shqiptare kështu që jam shumë e papërmbajtshme ... Dua të përjetoj gjithçka me atë person. Unë dashuroj shumë fortë”, ka thënë Rita për lidhjet e saj.

Rita dhe Harris ishin bashkë përreth një viti ndërsa së fundmi po flitet se ajo ka përfunduar lidhje edhe me producentin Andrew Watt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat