Shqiptaret 'pushtojnë' AMA-s, edhe Bebe Rexha prezantuese në eventin muzikor

Mediale Vip

Shqiptaret 'pushtojnë' AMA-s, edhe Bebe Rexha prezantuese në eventin muzikor

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:03
Dua Lipa, Rita Ora,Bebe Rexha

Përpara ceremonisë vjetore të American Music Awards, ABC ka lajmëruar se kush do jenë yjet që do prezantojnë eventin e madh muzikor.

Një mori personazhesh të famshëm do të moderojnë AMA-s dhe përfshijnë disa prej emrave më të mëdhenj në muzikë, televizion dhe film.

Më parë u lajmërua se një nga prezantueset do të jetë Rita Ora, ndërsa vjen edhe lajmi se midis tyre është dhe Bebe Rexha.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky për këngëtaren me origjinë shqiptare.

Ndërsa Dua Lipa pritet të perfomojë në AMA-s dhe paralajmëroi se do të vijë plot supriza.

Midis yjeve që do prezantojnë janë The Chainsmokers, Normani, Rita Ora, Sara Gilbert, Macaulay Culkin, Billy Eichner, Amber Heard, Heidi Klum, Tyra Banks, Busy Philipps, John Stamos dhe Constancewu.

Kurse personazhet që do performojnë janë Taylor Swift, Camila Cabello, Cardi B, Mariah Carey, Halsey, Jennifer Lopez, Ella Mai, Shawn Mendes me Zedd, Carrie Underwood, Khalid, Ciara, Post Malone dhe shumë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat