Kim Kardashian për ditëlindje dëshiron iPhone 5

Mediale Vip

Kim Kardashian për ditëlindje dëshiron iPhone 5

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 21:30

Ylli i reality show, Kim Kardashian, më 31 tetor mbush plot 32 vjet. Ndërsa, edhe pse nuk dyshon në përzgjedhjen e mirë të dhuratës për ditëlindje nga i dashuri i saj, Kanye West, starleti i sugjeroi në mënyrë indirekte se më së shumti do ta bënte të lumtur, po të merrte si dhuratë një telefon mobil iPhone 5, raporton "Female First".

“I dashuri im ka shije të mirë, kështu që unë nuk kam nevojë t’i tregoj se çfarë të më blejë. Për dhuratën e tij, me siguri se do t’i them: ‘Po, kjo është ajo që unë dua’”, tha ylli.

Në përzgjedhjen e reperit të famshëm nuk ka dyshim, por ajo tregoi se çka do ta kishte bërë të lumtur më së shumti.

“Më pëlqen iPhone 5, kjo është ajo që unë dua,” tha Kim.

Ylli i serisë "Keeping Up With The Kardashians" ditëlindjen e 32-të do ta festojë me njerëzit e saj më të afërt, për shkak se ajo nuk është në humor të mirë për një ndejë të madhe. Sipas saj, ndejat e ditëlindjes aspak nuk janë të këndshme.

Ndërsa ditë më parë mediat amerikane kanë raportuar se reperi amerikan, Kanye ka ndarë mënjanë një milion dollarë me rastin e ditëlindjes së Kimit. Ka marrë me qira ishullin “Pine Cay” për argëtim, ndërsa yllit të famshëm do t’i japë si dhuratë një çantë të markës "Prada", byzylyk me diamant rozë dhe fustanin "Channel". Kanye gjatë gjithë kësaj kohe është përgatitur për ta entuziazmuar Kimin, sepse kjo është ditëlindja e parë që e festojnë së bashku. Kurse ajo do vetëm iPhone 5.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat