Bashkohen J Lo dhe Beyonce

Mediale Vip

Bashkohen J Lo dhe Beyonce

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 11:14

Këngëtaret Jennifer Lopez dhe Beyonce, janë shfaqur në një video të re, në kuadër të fushatës parazgjedhore për presidentin e SHBA-ve, Barack Obama.
]”Obama ka një histori që unë mund t’ia rrëfej vajzës sime, sepse dëshmon se pavarësisht se ku fillon, mund të punosh shumë dhe të bësh atë për të cilën përcaktohesh”, thotë në këtë video Beyonce, e cila gjithmonë ka shprehur admirimin për çiftin Obama.
Të dy këngëtaret u janë bashkuar yjeve të tjerë, si Julianne Moore, Eva Longoria, Padma Lakshmi dhe Olivia Wilde, duke ftuar femrat amerikane që të votojnë për Obamën.
Përveç tyre, ditëve të fundit, përkrahje për presidentin aktual e kanë shfaqur publikisht edhe Madonna, Katy Perry, Jay-Z dhe Foo Fighters.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat