Douglas dhe Zeta-Jones do të martohen sërish - Bota Sot
Douglas dhe Zeta-Jones do të martohen sërish

Mediale Vip

E diel, 24 korrik 2016

Douglas dhe Zeta-Jones do të martohen sërish

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 12:29

Pas periudhës së keqe që kaluan kur Catherine Zeta-Jones u shtrua në rehabilitim për çrregullimin bipolar vitin e kaluar, vetëm disa muaj pasi Michael Douglas kaloi një kancer në grykë, duket se çifti tashmë i ka kapërcyer këto momente të vështira.

Sipas ‘Daily Star’, aktorët e famshëm hollivudianë po mendojnë të martohen sërish bashkë në një ceremoni në Bermuda.

“Ata duan të hedhin pas krahëve vështirësitë që kanë kaluar dhe do të organizojnë një ceremoni private në Bermuda”, shprehet një burim anonim.

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones kanë dy fëmijë: Dylan Michael Douglas (12 vjeç) dhe Carys Zeta Douglas (9 vjeç).

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test