Jackson me dasmën më të shtrenjtë ndër VIP-a - Bota Sot
Jackson me dasmën më të shtrenjtë ndër VIP-a

Mediale Vip

E diel, 24 korrik 2016

Jackson me dasmën më të shtrenjtë ndër VIP-a

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 16:59

Këngëtarja dhe motra e mbretit të ndjerë të popit, Michael Jackson, Janet Jackson dhe i fejuari i saj pasaniku, Wissam Al Mana, thuhet se po planifikojnë të organizojnë një dasmë të madhe në Doha (Katar) në vitin 2013, që do t’u kushtojë më shumë se 19 milionë dollarë.

"Ata kanë vendosur paraprakisht që të kurorëzohen në vitin 2013. Por, ende janë duke punuar rreth disa detajeve", citon një burim pranë çiftit për revistën “National Enquirer “.

"Wissam dëshiron një dasmë glamuroze, kur të martohet me Janetin. Dëshiron të jetë dasma e shekullit", ka shtuar burimi.

Ceremonia e dasmës do të jetë ekstravagante. Gati tre milionë dollarë çifti do t’i shpenzojë për pagesën e udhëtimit të 500 të ftuarve në dasmë, të cilët do arrijnë nga e gjithë bota.

Ndërsa Al Mana dëshiron që çdo mysafiri të dasmës, t’i dhurojë nga një orë dore “Rolex” që kap vlerën mbi nëntë mijë dollarë, raportojnë mediat amerikane. Al Mana është 10 vjet më i ri se Jackson, ndërsa lidhjen e tyre e kanë filluar para dy vjetëve.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test