Angela, Tika & Elvana shfaqen provokuese - Bota Sot
Angela, Tika & Elvana shfaqen provokuese

Mediale Vip

E diel, 24 korrik 2016

Angela, Tika & Elvana shfaqen provokuese

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 17:35

Tikën dhe Angelën i bashkon profesioni, kurse Elvana lirisht mund t’u bëjë konkurrencë modeleve të njohura, të cilat karrierën e tyre po e zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara. Këtë radhë i sjellim bukuroshet e ekranit në një tjetër version. Vajzat seksi gjithmonë mundohen të tërheqin vëmendjen e publikut me anë të sensualitetit. Tika dhe Angela kohëve të fundit kanë mundur të punojnë së bashku për një stilist, saqë edhe dhomën e kanë ndarë bashkë, dhe kanë qenë në një intimitet shumë të afërt. Gjë që për Tikën nuk ka qenë aspak problem edhe pse është e martuar, ndërsa ka qenë fat për të duke pasur afër një nga femrat më të përfolura, supermodelen Martini. Por nëse do flasim për këngëtaren Elvana Gjata, ajo nuk u lë gjë mangut modeleve falë një fiziku të jashtëzakonshëm dhe seksi. Përparësi te këngëtarja Gjata është se ajo ka një vokal të pëlqyer nga publiku dhe një karrierë të suksesshme, por edhe herë pas here është shfaqur si imazh (modele) i kompanive të ndryshme në vend dhe jashtë saj…

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test