Lady Gaga, takim me Julian Assange

Mediale Vip

Lady Gaga, takim me Julian Assange

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 14:14

Këngëtarja Lady Gaga ka vizituar Julian Assange, themluesin e Wikileaks, i strehuar prej më shumë se 100 ditësh në ambasadën ekuadoriane në Londër.

Sipas shtypit anglez, takimi ka zgjatur për rreth 5 orë dhe dy bashkëbiseduesit kanë darkuar së bashku.

Australiani 41-vjeçar ndodhet në ambasadën e vendit latin që prej 19 qershorit. Lady Gaga e ka publikuar në faqen e saj në Twitter një foto të takimit.

Këtë herë ylli i muzikës pop ishte veshur në mënyrë serioze dhe jo me stilin e saj ekstravagant. Ndërsa Assange ishte veshur më modest, thjesht me një t-shirt të bardhë dhe pantallona të zeza.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat