Scarlett Johansson në versionin gotik

Mediale Vip

Scarlett Johansson në versionin gotik

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 13:14

Është një nga bjondet më të famshme në Hollivud dhe njihet për shijen e saj klasike të të veshurit, por Scarlett Johansson është shndërruar krejtësisht për kopertinën e revistës ‘W’.

Aktorja 27-vjeçare, ndoshta duke u frymëzuar nga festa e Hallouinit që po afron, ka nxjerrë anën e saj të errët duke marrë një pamje gotike. Flokë të zeza, balluke të bardha dhe një pirsing në hundë. Pamja e “vajzës së keqe” përforcohet me tualetin “gotik”.

Në intervistë, Johansson tregon se filmi i saj i preferuar i viteve ’90 ka qenë ‘Jurassic Park’.

“Nuk kam qenë kurrë e frikësuar nga dinosaurët. Mua më tmerronin kllounët që hanin fëmijë ose Chucky, kukulla që vriste njerëz me thikë. Jurassic Park më pëlqente shumë dhe besoja se ngjarjet që ndodhnin në atë film mund të ndodhnin me të vërtetë”, shprehet Johansson.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat