VIP Shpija e sjellė Albana Osmanin nė Kosovė

Moderatorja e njohur e programeve televizive nė Top Channel do tė prezantojė kėtė edicion Vip Shpija, njė nga spektaklet e ndjekura nė Kosovė dhe Shqipėri, ku bėjnė reality show njerėz tė famshėm. Spektakli qė do tė transmetohet edhe nėpėrmjet plaftormės Digitalb. Sė pari ishte planifikuar tė prezantohej nga Jonida Vokshi, vajza e cila njihet edhe si imazh i kėsaj platforme. Por nuk dihet pse planet kanė ndryshuar, dhe nė vend tė Jonidės do tė jetė Albana ajo e cila nėpėrmjet rrjeteve sociale ka shprehur lumturinė e saj pėr prezantimin e kėtij formati, duke premtuar njėkohėsisht edhe cilėsi tė lartė gjatė kėtij edicioni. Albana do tė shpėrngulet kėshtu pėr tė jetuar nė Kosovė, pasi do ti duhet tė jetė e angazhuar me provat, njohjen me banorėt e famshėm qė do tė hyjnė nė bashkėjetesė me njėri-tjetrin dhe elementet e spektaklit.
Ndėrkohė kanė mbetur vetėm pak ditė deri nė startimin e kėtij reality show, nė kėtė edicion tė tretė. Mediat kosovare e kanė cilėsuar kėtė herė e treta e vėrteta pėr VIP Shpija, duke komentuar se dy edicionet e kaluara, ndonėse tė mbushura me personazhe tė famshme kosovare, nuk arritėn tė sjellin suksesin e nevojshėm. Mė tej, nė kėto portale thuhet se pritet qė kėtė edicion tė ketė rritje tė cilėsisė dhe shikueshmėrisė pėr faktin e ndryshimeve qė janė bėrė. Fillimisht ky format do tė transmetohet nė platformėn Digitalb dhe Ipko.











































Komentet