Martohet për inat të kundërshtuesve të romancës së saj

Mediale Vip

Martohet për inat të kundërshtuesve të romancës së saj

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 20:11

Rihanna dhe Chris Brown jo vetëm që i janë kthyer romancës së tyre, por, sipas portaleve amerikane, janë duke menduar seriozisht që të kurorëzohen!

Nëse ky fakt nuk ju ka befasuar, atëherë me siguri do të befasoheni kur të mësoni që edhe familja e këngëtares po e mbështet këtë ide, sepse, siç thuhet, e adhurojnë Chrisin. Pavarësisht marrëdhënies së tyre të trazuar dhe së kaluarës turbulente, duket se Rihanna është aq shumë e dashuruar në Chrisin, sa që ka vendosur t’ia falë sulmin brutal të tre viteve më parë dhe të shkojë drejt altarit me reperin.

Babai i këngëtares nga Barbadosi, Ronald Fenty, për revistën “Life & Style” tha se në rend të parë vjen lumturia e vajzës së tij. “Unë shpresoj se ajo një ditë do të martohet. Të gjithëve u pëlqen Chrisi, ai është një djalë i mrekullueshëm”, raporton portali “Hollywoodlife.com”.

Megjithatë, jo të gjithë janë të kënaqur me këtë ide - miqtë e saj janë të tmerruar që Chris mund të bëhet përsëri agresiv dhe i dhunshëm. "Nuk do të çuditesha po të martohej me të vetëm për të dëshmuar se ajo dhe Chris nuk ia vënë veshin se çfarë mendojnë të tjerët dhe se ata mund të bëjnë çfarë të duan", kanë thënë miqtë e këngëtares.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat