“Orientalja” Rita Ora

Mediale Vip

“Orientalja” Rita Ora

Më: 18 janar 2013 Në ora: 00:27

Rita Ora, aktualisht në Tajlandë, i dhuroi fansave të saj një seri të re fotosh joshëse, në të cilat shfaqen edhe një herë më shumë linjat e saj tërheqëse trupore.

Një ditë pasi u fotografua në plazhet ekzotike tajlandeze në shoqërinë e reperit të mirënjohur Snoop Lion (Dogg), 22-vjeçarja e lindur në Prishtinë realizoi disa fotografi artistike, në hotelin në të cilin është duke qëndruar në Bangkok.

E stolisur me bizhuteri me motive orientale, këngëtarja përdori një kamera uji, për të kapur imazhet e veçanta nga brenda ujit.

Së bashku me reperin me famë ndërkombëtare, 22-vjeçarja udhëtoi në Tajlandë për të mbajtur një koncert të përbashkët, i cili u ndoq prej dhjetëra mijëra personave dhe u konsiderua nga kritika vendase si një prej mbrëmjeve më madhështore muzikore të përjetuara ndonjëherë në Tajlandë.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat