Beckham viziton një kamp refugjatësh (Foto)

Mediale Vip

Beckham viziton një kamp refugjatësh (Foto)

Më: 10 nëntor 2015 Në ora: 19:05

Ish-futbollisti David Beckham, që është njëkohësisht edhe ambasador i UNICEF-it, momentalisht po udhëton në mbarë botën për një dokumentar të ri të “BBC”.

Gjatë xhirimeve, Beckahm ka vizituar një kamp refugjatësh në Xhibuti ku ndodhen rreth 10 mijë emigrantë nga Etiopia, Eritrea dhe Somalia, të cilët janë larguar nga vendet e tyre për shkak të konflikteve dhe dhunës.

David ka kaluar kohë me fëmijë dhe familjarë të tyre që ndodhen në kampin e refugjatëve “Ali Addeh” në Afrikën Lindore ndërsa është shprehur i tronditur për kushtet aty.

“Kjo është hera e parë që unë vizitoj një kamp refugjatësh. Është tronditëse të shohësh se si jeta e fëmijëve merr tatëpjetën, për shkak të një konflikti dhe dhune, kështu që mua si baba më dhemb shpirti të shoh fëmijë që jetojnë në të tilla kushte të vështira”.

Më herët, gjatë këtij viti, ambasadori i UNICEF-it është zotuar se do të përdorë gjithë influencën e tij për të gjetur fonde, që fëmijët në Xhibuti, përfshirë edhe fëmijët e refugjatëve të mund t ë vaksinohen dhe të rriten të shëndetshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat