Këngëtaret simpatike gati për Shën Valentin?

Mediale Vip

Këngëtaret simpatike gati për Shën Valentin?

Nga: Maksim Gjokaj Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 15:04

Po troket festa e të dashuruarve, Shën Valentini që festohet shumë edhe mes shqiptarëve, sidomos të atyre që e kanë gjetur njeriun e tyre të zemrës, e në mënyrë më speciale të personave që mezi presin ta festojnë e të shkëmbejnë dhurata për herë të parë me njeriun e tyre të zemrës.

Vajzat e njohura të muzikës, natyrisht ato që ishin të gatshme të flisnin me ne në lidhje me pyetjen se a ju ka bërë dikush deri tani ndonjë dhuratë apo ju kanë bërë ato për këtë ditë speciale të të dashuruarve na rrëfyen me kënaqësi.

Në përgjigjet e tyre zbuluam edhe se jo vetëm kanë marrë e bërë dhurata, por ndonjëra prej tyre këtë vit dhuron seriozisht dhe pret një dhuratë nga personi i zemrës që sapo e kanë gjetur.

Mariza Ikonomi: Për Shën Valentin se mbaj mend nëse kam marrë dhuratë. Dhurata më e bukur kanë qenë duartokitjet që kam marrë në atë ditë duke kënduar.

Albana Mesuli: Kam bërë dhuratë dhe kam marrë dhuratë, edhe për këtë Shën Valentin e kam blerë dhuratën.

Xhesika Ndoj: Ka pasur raste që më shumë më kanë bërë se i kam bërë dhuratë, për këtë fest le ta quajmë. Është diçka që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam marrë disa herë dhurata edhe me shumë vlerë pa e ditur se nga kush janë, por këtë e di që ka qenë i njëjti person.

Mira Janji: Shën Valentini është festë shumë e veçantë për të dashuruarit, dhe jeta nuk do kishte kuptim pa dashurinë. Më kanë bërë dhe kam bërë.

Anxhela Peristeri: Edhe më kanë bërë edhe kam bërë dhuratë për Shën Valentin.

Dafina Dauti: Më kënë bër dhuratë, po normal që kam bërë dhe unë sepse nuk mundesh çdo herë vetëm të marrësh dhurata, duhet dhe të japësh (qesh).

Xhesika Polo: Ky është viti i parë që më gjen të dashuruar, kështu që nuk mund të jap info deri tani, por kam bërë dhurata ditëlindjeje për datën 14 Shkurt, nëse quhet (qesh).

Ana Kabashi: Nuk kam bërë dhuratë për Shën Valentin, por mua po, më kanë bërë dhuratë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat