Artistët e kujtojnë gjithë jetën mësuesin e parë

Mediale Vip

Artistët e kujtojnë gjithë jetën mësuesin e parë

Më: 7 mars 2016 Në ora: 14:54

“Mësuesi i parë nuk harrohet kurrë”, apo “Mësuesi është një prind i dytë”. Këto shprehje tingëllojnë si të vjetra, por brenda kanë një të vërtetë të madhe, që mirë do të ishte që edhe sot të thuhet po kështu kur flasim dhe mendojmë mësuesin e parë. Ndoshta ai apo ajo e shenjta me plot dituri nuk jeton më, por kurrë nuk harrohet. Por e mbajnë mend disa nga emrat e njohur të skenës shqiptare mësuesin e tyre të parë dhe cili është kujtimi i bukur për ta dhe a e kanë takuar apo a kanë pasur mundësi ta urojnë ndonjë herë me rastin e festës së tyre të 7 Marsit?.

Për gazetën tonë artistët shprehën kështu:

Rovena Stefa:
Po, është një nga njerëzit që do t'i kujtoj me dashuri gjithë jetën, mësuese Elpiniqi. E dashur, e sjellshme, e përkushtuar, kërkuese, e zgjuar. Klasën e parë, ditën e parë i kujtoj me nostalgji të madhe. Thonë se dashuria e mësuesit të parë është shumë e rëndësishme. Unë jam mirënjohëse për mësuese Elpiniqin. Për fat të keq, nuk kam kontakt me të më, e nuk di se ku gjindet e si është me shëndet, por shpresoj të jetë mirë dhe e gjallë si dikur.

Sevdai Radogoshi:
Mësuesja ime e parë ishte Fahrije Shehu – Dalladaku. Unë rrallë herë e kam taku, por sa herë që kam pasur evente të organizuara nga unë e kam ftuar me burrin e saj, ishte dhe ngelet një nder njerëzit më të dashur për mua mbas prindërve të mi. Ajo vdiq para një viti, isha në ceremoninë e vdekjes së saj.

Violeta Kajtazi: Sikur se nuk harrohet prindi, nuk harrohet as mësuesi i parë. Mësuesi im i parë ka qenë Vahit Berisha, në shkollën fillore “8 Marsi” në Pejë, mësues që ka përcjell shumë gjenerata që kanë dalë shumë të suksesshëm në jetëe. Ka kohë që nuk e kam takuar, por për shëndetin e tij pyes çdo herë. Herën e fundit e kam takuar pikërisht për Festën e Mësuesit, kur unë këndova për mësuesit e Pejës. E kujtoj shumë shpesh, jo vetëm për festën e 7 Marsit. Ai tani sigurisht që është në pension, dhe unë i uroj nga zemra shëndet e pleqëri të mbarë. I them: Faleminderit për çdo gjë që ke bë për mua dhe krejt nxënësit tuaj! Gëzuar 7 Marsin mësuesi im!

Don Granit Shala: Tani më fute në kujtime, e për të folur për mesuesen time, jam i gatshëm të shkruaj libër. Mësuesja ime e dashur ka qenë Hykije Vulaj në shkollën “Mustafa Bakija” në Gjakovë. Për fat të keq këto vitet e fundit nuk e kam takuar shpresoj të jetë shëndosh e mirë. Unë kisha pas dëshirë t’i them që pata fatin të takoj shumë mësuesdhënës në jetë, po çdoherë dhe koha më ka bindur se ti je më e mira dhe ti je ajo që më mësove aq bukur gjuhën shqipe, faleminderit mësuese!(Në foto që shihni nga ana e majtë lart i gjashtë është Graniti i vogël”).

Valbona Mema: Të jem e sinqertë jo se mbaj mend, sepse kanë kaluar shumë vite dhe e mbaj mend si fytyrë dhe jo si emër dhe pse nuk i kam dërguar asnjëherë mesazh, jam e bindur që ajo na kujton gjithmonë, sepse ne kemi qenë fëmijë vërtetë të varfër por e mbushnim me shumë dashuri.

Neki Emra: Mësuesja ime e parë ka qenë Shasene Muja. Një grua e mrekullueshme, një edukatore e shkëlqyeshme, një zonjë e vërtetë. Unë çdo herë në jetë e kam adhuruar mësuesen time. Pasi kam përfunduar edhe shkollën e mesme e kam vizituar gjithmonë, edhe gjatë studimeve kam qenë e kam vizituar. Ajo ka qenë nëna ime e dytë. Fatkeqësisht para disa viteve ka ndërruar jetë. Mendoj që vendit tonë sot i mungojnë mësuese të nivelit të saj. Do të doja shumë ta takoja edhe njëherë, e ti them fjalët më të mira që ekzistojnë në bote për të, por që nuk mundem më. Nëse edhe në atë botë më dëgjon tani, i them: Mësuese, të dua shumë!.

Anxhela Peristeri: Mësuesja ime e parë ka qenë Irena Kolaneci. Kam shumë vite pa e parë dhe e kujtoj shpesh. I uroj nga zemra gëzuar 7 Marsin kudo që të ndodhet!

Xhela Abazi: Mësuesi im i pare ka qenë Shaip Çerkini kontakte të shpeshta nuk kam me të po natyrisht që e kujtoj shpesh, sepse ka qenë mësuesi im im i parë dhe shumë kam mësuar nga ai. Mos ta harroj me cek që kam qenë edhe në dasmën e djalit të tij, Burim Çerkinit, i ftuar, dhe kam pasur kënaqësinë të këndoj dhe të jem prezent në atë familje të bukur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat